TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Video e mëposhtme tregon momentin e arrestimit të Enea Bekteshit, i dyshuar si anëtar i "klanit Çela" dhe shofer i mjetit "Audi" që goditi policinë në Elbasan.
Policia njofton se arrestimi ka qenë një operacion i i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Njoftimi:
Policia e Elbasanit kap dhe arreston autorin e dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor.
Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë).
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Oosaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Enea Bekteshi, 31 vjeç banues në Elbasan.
VIDEO:
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/video-elbasan-.mp4"][/video]