
Njeriu, që ende nuk është thirrur në stadium, për t’u vaksinuar si personalitet, gazetari i shquar Frrok Çupi, shpërtheu sot, me një virulencë shumë herë më të madhe se ajo e koronavirusit. Edhe pse fort i madh në moshë, Frroku ynë, realizoi dhe hodhi në letër, ditën e sotme, një hartim djaloshar, i frymëzuar nga zonja e rëndë dhe e.
Fiks në orën 19:30 të mbrëmjes së sotme, kryeministri ynë Edi Rama, ministrja Manastirliu, si edhe ministri më pasanik i kabinetit, që mbulon të gjitha fatkeqësitë shqiptare, Arben Ahmetaj, mbërritën në Rinas dhe si zakonisht, u ulën menjëherë në konferencë shtypi. Për gati një orë, Edi Rama, mbajti për gazetarët, një leksion të gjerë dhe të gjatë mbi vaksinat, gjeopolitikën,.
Njeriu që i ka dalë përpara koronavirusit, me një çantë me rreth tre mijë vaksina, pasi doli dhe i priti në pistën e aeroportit të Rinasit, po i ndan ato, nga 10-50 copë, anë e kënd vendit. Sot, ashtu siç jemi mësuar ta shohim, i bashkëshoqëruar me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lideri me një grusht vaksinash, thirri të gjithë.
Më në fund virusi i tmerrshëm, që është ulur këmbëkryq në çdo pëllëmbë të botës ku jetojmë, mori goditjen e parë fatale. Duket e pamundur dhe e pabesueshme, që kjo goditje fatale koronavirusit t’i vinte nga Shqipëria. Këto ditë, pikërisht këtu në atdheun tonë, si në asnjë vend tjetër të botës, u prodhua pasaporta e vaksinimit. Kjo pasaportë, njoftojnë mediat,.
Si të mos mjaftojë koronavirusi, që ka pushtuar Shqipërinë nga Vermoshi në Konispol, befas vjen edhe oguri më i keq i shpallur për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Është pikërisht gazetari i fort-njohur, Frrok Çupi, që paralajmëron se në datën 25 prill, ditë të zeza mund ta pushtojnë Shqipërinë. – Kjo do të ndodhë, – argumenton Frrok Çupi.
Në kohën që koronavirusi, me mutacionet e tij, po bën kërdinë, vjen edhe shkrimtari, politikani, analisti, bankieri dhe binjakëzuesi i Shkumbinit me Lazion, zotni Alfred Peza, që merr nën sqetullat e veta të paqme, Fatos Nanon, për t’a mbrojtur nga sulmi i opozitës dhe i mediave. –Lideri historik i socialistëve Fatos Nano, ia doli që të rikthehej në qendër të.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zotni Edi Rama, është derdhur orët e fundit të ditës së sotme, drejt aeroportit Nënë Tereza, që sapo ka marrë në dorëzim Çeti ynë. Ai ka pritur aty për orë të tëra, me padurim të madh, ardhjen e vaksinave nga kompania botnisht e njohur, Pfizer. Të pranishëm në këtë sebep të madh, në trajtë ofensive.
Ndërkohë që koronavirusi dhe mutacionet e tij po bëjnë kërdinë, zëdhënësi paralel dhe më i përkushtuar i FBI-së dhe i Departamentit të Shtetit bashkë, avokati i ditur Spartak Ngjela, shpërthen me një analizë të thellë, të gjerë dhe shumë të gjatë, që nuk është parë deri sot, nëpër rrjetet sociale. Problemet që analizon avokati, si zakonisht, fillojnë në Shtetet e.
Si të mos mjaftojë koronavirusi, i mbushur dhe i fryrë me mutacione të shumta, në të katër anët e botës, vjen edhe shpërthimi i gazetares së njohur, Rudina Xhunga. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ajo foli gjerë e gjatë për përgjimet e anti-mafias italiane dhe për bujën mediatike, që thotë se nuk i shërben askujt. Sipas gazetares, paratë.
Thuajse në të njëjtën kohë, me lajmin e bujshëm të vaksinimit të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotni Edi Ramës, në stadiumin kullë, ndërtuar prej tij, ka ndodhur një shpërthim shumë i madh edhe i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së bashkë, zotni Spartak Ngjelës. Në mënyrë të qartë dhe të prerë, përmes një statusi në faqen zyrtare të.