TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Gjetan Gjetani, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e të shkuarës së tij kriminale në Itali "fakt i ditur botërisht" sipas PD-së.
Gjetani u shpreh se nuk e kupton ku bazohet Partia Demokratike, sepse ai nuk ka shkelur kurrë në Itali apo ndonjë vend tjetër të Europës.
"Partia Demokratike, nuk e di ku bazohet. Unë s'kam qenë kurrë në Itali, as Greqi, dhe asnjë vend të Europës. Kam qenë vetëm në Mal të Zi. Nuk kam shkelur kurrë në Itali. Dorëzoj mandatin nëse kam qenë ndonjëherë në Itali." u shpreh Gjetani në linjë telefonike për News 24.
Gjetani shtoi se nuk do të bëjë kallzim për shpifje ndaj PD-së dhe se është i hapur të bashkëpunojë me çdo institucion. /TPZ.AL/