TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nxënës i klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare Drizë të Fierit ka bërë bashkë thuajse të gjithë komunitetin e nxënësve dhe mësuesve të Fierit.
Nxënësi 11-vjeçar po përballet me leuceminë dhe ndodhet i shtruar në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Por shokët dhe shoqet e klasës dhe të shkollës, të mbështetur edhe nga mësuesit, kanë apeluar për ndihmë për të mundësuar kurimin e nxënësit. Këtij apeli i janë përgjigjur edhe 11 institucione të tjera arsimore.
Nisma lindi për t’i qenë pranë Eraldit në këto momente të vështira që po kalon. Ai është nxënës i shkollës sonë dhe nuk mund të qëndronim indiferent në këtë situatë”, tregon për A2 CNN Aurora Goga, mësuese në Fier.
“Ishte një lëvizje shumë emocionuese. Shumë shkolla iu bashkuan nismës që ne morëm dhe gjej momentin për të falënderuar drejtuesit, mësuesit, nxënësit dhe prindërit që iu bashkuan kësaj nisme. Përafërsisht është mbledhur një shumë prej 6 milionë lekë të vjetra, ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të bëhen pjesë e kësaj nisme të kontribuojnë me sa kanë mundësi”.
Fatkeqësisht, edhe dy prindërit e nxënësit janë të sëmurë dhe trajtohen me KEMP, ndërsa 11-vjeçari pritet të dërgohet për kurim jashtë vendit, pasi një sëmundje e tillë si leucemia nuk mund të kurohet në vendin tonë. /