TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë vjeshtës, një nga rrethet më të prekur nga përmbytja është Fieri, pasi kalojnë disa lumenj si Vjosa, Semani dhe Gjanica. Gjatë viteve të mëparshme, në këtë rreth nuk është vënë dorë. Por, këtë vit Ministria e Bujqësisë është kujtuar, jo për të marrë masa, por të bërë studime!!! "TPZ.AL" ka siguruar dokumentet e tenderit me vlerë 30 milionë lekë, që ka akorduar Ministria e Bujqësisë për këto studime. Në vend që këto lekë të shkojnë drejtpërdrejt për investimet për të parandaluar përmbytjet, kjo ministri jep lekë edhe për studime, të cilat fare mirë mund ti kishte kryer vetë.
Në dokumente rezulton se Drejtoria e Ujitjes dhe e Kullimit në Fier ka çeluar një fond me vlerë 2.916.666 lekë pa TVSH me objekt "studim, projektim për objektet e mbrojtjes, ujitjes e kullimit për vitin 2018". Lekët, pasi të bëhet tenderi në datë, do të lëvrohen direkt, pra 25 ditë nga lidhja e kontratës me operatorin ekonomik.
Dyshimet për këtë rast janë se përse nuk i bën këto studime vetë Ministria e Bujqësisë, por ia jap privatit. Përse paguhen pikërisht drejtorë, specialistë etj, etj, ku një shërbim publik ia lë në "dorë" privatit. Megjithatë, në dokumente thuhet se paraprakisht është bërë një studim, ku është parashikuar mbrojtje nga lumi Vjosë në zonën e Mifolit, në Ferras dhe në shkarkuesin e Gorishovës. Gjithashtu, do të ndërtohet një urë në Karavasta, një urë në lumin Seman në Toshkëz dhe Zhelizhan si dhe riparimi i urës dhe portave të Barazhit të Kularit, si dhe mbrojtja argjinature në përroin e Shalës.
Pra, siç edhe faktojnë dokumentet, ministria ka bërë një studim, por sërish jep rreth 38 milionë lekë të tjera!
Më poshtë njoftimi përkatës i Ministrisë së Bujqësisë
MINISTRIA E BUJQËSISË, DHE ZHVILLIMIT RURAL
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier
Nr . ……..Prot. Fier, me .2017
NJOFTIMI I KONTRATËS
Autoriteti kontraktor,adresa,nr.tel;
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier , Adresa :Lagja „Apollonia“ Rruga Fier-Seman Tel 034503188
Lloji i procedures se prokurimit;
“Sherbim konsulence” Prokurim elektronik
Objekti i prokurimit (nqs ka lote i ndare sipas loteve);
“Studim projektim per objektet e mbrojtjes ,ujitjes e kullimit per vitin 2018.Drejtorie e Ujitjes dhe Kullimit Fier “
Fondi limit ;
2 916 666 (dymilion neteqind e gjashtemebedhjete mije e gjashqind e gjashtedhjet e shtate )
lekë pa tvsh
Afati i levrimit te sasise se sherbimit
25 dite nga data e lidhjes se kontrates me operatorin ekonomik .
Afati kohor perdorezimin e kerkeses per shprehje interesi;
Dt .29 ,09 ,2017 ora 10.00
Prokurim elektronik ne ëebsitin zyrtar te Agjencise se Prokurimit Publik: https://ëëë.app.gov.al
Afati kohor per hapjen e kerkeses per shprehje interesi :
Dt . 10 ,10 ,2017 ora 10.00
Prokurim elektronik ne ëebsitin zyrtar te Agjencise se Prokurimit Publik: https://ëëë.app.gov.al.
TITULLARI I AUTORITETIT KONTRAKTOR
ARBEN ÇUKO
TPZ.AL