AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 14:20

Masakron qenin, identifikohet autori

Masakron qenin, identifikohet autori

14-veçari me iniciale E.M është shtetasi që masakroi qenin, duke e goditur me mjete të forta . I mituri banues në Kozare të Kuçovës, pasi ka lidhur qenin, ka nis duke e gjuajtur me sëpatë dhe në të njëjtën kohë dy bashkëmoshatarët e tij e filmonin. Videoja më pas është shpërndarë në rrjetet sociale. Menjëherë pas shpërndarjes, ka reaguar Policia e Shtetit.

 

Njoftimi zyrtar i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale e media online ku shfaqet një shtetas i mitur duke goditur një kafshë shtëpiake me mjete të forta, ju informojmë se:

Strukturat e Policisë të Komisariatit Kuçovë kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku si rezultat rezultoi se: Shtetasi E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për vlerësim.