TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës kryeministrja Senida Mesi, ka dalë sot në një komunikim për mediat nga kryeministria. Teksa pritej ndonjë deklaratë me rëndësi, që i takon një zyrtareje të rangut të saj, zonja Mesi kishte thjesht një komunikim rreth çertifikatave dhe platformës elektronike e-albania.
Zonja Mesi, u shpreh se qytetarëve nuk do t'i kërkohen më çertifikata nga zyrat e shtetit, sepse ato do të duhet t'i sigurojë vetë administrata.
"Qytetareve i lind e drejta të refuzojë çdo kërkesë që mund t'i vijë nga punonjës të administrates" u shpreh Mesi.
Zonja Mesi kërkoi falja paraprakisht, për gabime teknike që mund të ndodhin, dhe i bëri thirrje qytetarëve të jenë të mirëkuptueshëm.
Në fund ajo u shpreh se ky është një hap i madh i qeverisë shqiptare, për ndërtimin nga themelet të mardhënies së shtetit me qytetarin. / TPZ.AL /