TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Aqif Rakipi, ka reaguar për gazetën Panorama, pas zbardhjes së kërkesës së PD-së, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, për verifikimin e të shkuarës së këtij deputeti në Itali.
“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe merret me mua. Të shofi pjesën e vet, si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua, kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej” u shpreh Aqif Rakipi.
Sipas Partisë Demokratike, deputeti Rakipi ka një të shkuar kriminale në shtetin italian dhe prokuroria ka dështuar në verifikimin e pastërtisë së figurës së tij.
TPZ.AL