TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një autobus shqiptar u sekuestrua nga karabinierët italianë në stacionin Porta Nuovo në Verona, për një arsye që mund të duket absurde, por që për policinë bashkiake të qytetit kishte thyer katër nene të kodit rrugor të vendit fqinjë dhe normativën e lejuar për transportin me autobusë.
Lajmin e jep gazeta "Arena", që thekson se shoferi shqiptar mblidhte porositë e bashkatdhetarëve të tij nga qytete të ndryshme, duke u marrë atyre një tarifë të ulët. Në bagazh u gjetën, përveç çantave dhe pakove të ndryshme, edhe lavatriçe, duke shkelur rregullat. /d.f/TPZ.AL/