AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 21:50

Tronditet Durrësi, krisma armësh dhe plagosje në mes të qytetit

Tronditet Durrësi, krisma armësh dhe plagosje në mes të

Marvin Malja, është 25 vjeçari që u plagos me armë zjarri  mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për trajtimin e nevojshëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 në qytetin bregdetar të Durrësit. Mësohet se plagosja ka ndodhur në një zonë të populluar me njerëz. Burimet policore thonë se 25 vjeçari i plagosur Marvin Malja është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende motivet apo autorët e ngjarjes, por policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të plagosjes.

TPZ.AL