AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 21:52

Ridvan Bode thyen heshtjen: Ja qëndrimi im për Lulzim Bashën

Ridvan Bode thyen heshtjen: Ja qëndrimi im për Lulzim Bashën

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, dikur një nga njerëzit më të fuqishëm në Partinë Demokratike (Sekretar i Përgjithshëm i saj: 1997-2013), sot i mënjanuar plotësisht nga lidershipi aktual i PD-së, thyhen heshtjen dhe zbulon gjatë një interviste të gjatë për Tpz.al gjithë problematikën e thellë që po kalon partia e parë opozitare në vend e reduktuar në një numër të vogël parlamentarësh. Ekonomisti Bode, njeriu i dytë më rëndësishëm pas liderit historik të së djathtës, Sali Berisha, është tepër kritik ndaj mënyrës sesi u votua Lulzim Basha për një mandat të dytë në krye të PD-së, duke i cilësuar zgjedhjet e 22 korrikut një farsë. Gjatë intervistës së tij TPZ.al, flet edhe për mungesën e Jozefina Topallit, Arben Imamit, dhe Genc Rulit në nismën e re, dhe nuk mund të mungojë edhe vlerësimi i tij për rolin e Sali Berishës në këtë situatë jo të zakonshme që ndodhet partia e “idealeve të dhjetorit”.

TË RINGREJMË PARTINË DEMOKRATIKE

Me një rezultat të dobët në zgjedhjet e përgjithshme dhe një numër të parëndësishëm deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të “listës personale të Lulzim Bashës”, ish-politikani i lartë flet edhe për lëvizjen anti-Basha.

Në fakt, është një platformë, e cila ka qenë shqetësim dhe kontribut të ish-drejtuesve, ish-Deputetë të Partisë Demokratike në nivele të qëndrueshme qendrore lokal, të drejtuesve aktual, anëtarë  kryesie apo anëtar të këshillit kombëtar, të cilët ndajnë në mënyrë të përbashkët shqetësimin për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe për këtë shkak, për mungesën e opozitarizmit kompativ në vend, çka sigurisht përbën një shqetësim të gjerë publik, dhe nuk është çështja vetëm të një partie”, - thotë ish-deputeti i viteve 1996-2015.

SYNIMI I GRUPIMIT ANTI-BASHA

Por, çfarë synon grupimi “anti-Basha”, ku bëjnë pjesë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami, apo edhe politikanë të djathtë të niveleve më të ulëta. Bode shpjegon për Tpz.al, të gjitha hapat që do të ndjekin.

Ne synojmë të kemi një lëvizje brenda Partisë Demokratike,  e cila ka si devizë të saj, bashkimin gjithë demokratëve dhe përmes bashkimit, ringritjen e Partisë Demokratike. Pra lëvizja jonë është të ringrejmë Partinë Demokratike  duke u bashkuar që të gjithë”.

https://youtu.be/8GeInOV3nxE

STRATEGJIA E RIKTHIMIT TË DEMOKRATËVE

Një nga treguesit e rënies së Partisë Demokratike në zgjedhjet e funidt parlamentare ishte mungesa e 200 mijë votuesve potencialë demokratë. Ish-deputeti i Korçës zbulon edhe strategjinë e rikthimit të tyre.

Duke mbledhur të gjitha flukset  që në këtë periudhë janë larguar në mënyrë selektive nga ana e kryetarit si mos mbështetës apo si të themi kundërshtarë të tij brenda partisë lidhur me mënyrën e veprimit nga ana e tij, dhe që i adresohet para se gjithash anëtarësisë”.

PROCESI FARSË I 22 KORRIKUT

Rizgjedhja e Lulzim Bashës, “përmes një procesi farsë”, siç e konsideron Bode (Basha fitoi me 91% të votave kundër rivalit të vetëm Eduard Selami), është dhe momenti kyç që i ndan dy grupimet e djathta brenda PD-së, por me koncepte të ndryshme të lidershipit dhe aksionit politik.

Veprimet e ngutura dhe aspak transparente të kryetarit (Basha), siç bëri në farsën elektorale të 22 korrikut, mendojmë se përbën një kontribut të mirëfilltë për fuqizimin e partisë; zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme  që tashmë gradualisht po i vjen dhe koha, me këtë devizë, që të bashkojmë Partinë Demokratike dhe për të qenë kredibël ky proces. Ne propozojmë disa institucione të jenë të balancuar dhe që të sigurojnë transparencë dhe besueshmërie anëtarëve”.

KËRKESA PËR DORËHEQJEN E BASHËS

Disa herë nga grupimi është artikuluar një kërkesë për dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike, madje edhe pas rizgjedhjes së tij. Por, a kërkon Bode sërish dorëheqjen e z.Basha nga drejtimi i partisë dhe a vazhdojnë ta njohin grupi anti-Basha si kryetar atë?

“Tani ne flasim për zgjedhje të përgjithshme në Parti që të bëhen me të njëjtën frymë në të njëjtin objektiv. Objektivi synon ngritjen e Partisë Demokratike përmes lidhjeve të brendshme. Po ju them se ne kërkojmë zgjedhje të përgjithshme sepse ne nuk mendojmë që partitë politike të bashkohen ndryshe përveç se të një debati të brendshëm, ku të pranojnë gabimet, ku të korrigjohen gabimet  dhe ku të ftohen të gjithë anëtarët. Kjo është rruga e vetme që bashkon Partinë Demokratike. Përpjekjet për të fragmentizuar Partinë apo për të kënaqur kundërshtarët, le të themi brenda partisë me poste, unë mendoj që është një hap i dështuar”,  tha Bode që kërkon një proces të hapur dhe të barabartë për të gjithë

PSE ME TOPALLIN NUK ËSHTË NË NJË MENDJE

Por, edhe pse janë kundërshtarë të Bashës dhe qëndrimeve politike të tij, veçanërisht në marrëdhënien e tij shumë të paqartë me kryetarin e Partisë Socialiste, Kryeministrin Edi Rama, Arben Imami, Jozefina Topalli dhe Genc Ruli nuk e kanë nënshkruar një kërkesë zyrtare për shkarkimin apo largimin e Bashës nga Partia Demokratike.

Secili ka pasur arsye të thjeshtë personale që janë pjesë i të njëjtit shqetësim dhe i janë bashkangjitur debatit dhe shqetësimeve, por zgjedhjet e tyre janë personale. Dikush ka shprehur largimin nga politika, dikush mendon që duhet të gjetur një formë tjetër për të atakuar, gjithsecili është radikal në proces, ne mendojmë që kontributi më i madh për të fuqizuar Partinë Demokratike është përmes një procesi të debatit të brendshëm”, tha Bode.

KËNDVËSHTRIM I LIDERIT BERISHA

Fjala dhe opinioni i liderit historik të së djathtës, Sali Berisha, ka një peshë të madhe në zhvillimet e brendshme të PD-së, edhe pse ai tani është vetëm një deputet i thjeshtë prej dy mandatesh parlamentare (nga viti 2013).

Zoti Berisha ka bërë një shprehje publike, ku ndan të njëjtin shqetësim të gabimeve dhe mund të themi mungesë të kohezioneve të Partisë Demokratike, e sheh atë në këndvështrimin e tij  dhe shqetësimin që ka, që Partia Demokratike në çdo proces të brendshëm që ka, që Partia Demokratike në çdo proces të brendshëm duhet të dal më e fortë”, tha Bode për Tpz.al.

MUNGESA NË LISTËN PËR DEPUTET

“Nuk e prisja që nuk mund të isha në listë por kjo ishte gjëja më pak e rëndësishme, mundet që të kisha marrë një njoftim paraprak. Mendoj që për mua është shumë e rëndësishme, por për opinionin e gjerë publik, mendoj që nuk ka rëndësinë e çështjes që po ngremë sot publikisht dhe që është në thelb shëndoshja e Partisë Demokratike përmes procesit të bashkimit”, - tha Bode, që thekson se më shumë është i zhgënjyer nga veprimet, nga sjellja e tij politike, duke theksuar se nuk i kishte kërkuar asnjë shpjegim kryetarit Basha. /TPZ.AL/Intervistoi: Nertil Agalliu