AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 12:34

Shkarkohet kreu i AKU-së pas 7 muajsh në detyrë, tepsia vetëm për Edi Ramën

Shkarkohet kreu i AKU-së pas 7 muajsh në detyrë, tepsia

Drejtori i AKU-së Dritan Sejko është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, vetëm shtatë muaj pas emërimit. Sejko ishte i emëruar nga rradhët e PDIU-së në këtë detyrë. Ai do të pasohet nga Agim Ismaili, ish-nëndrejtor i Parandalimit dhe Pastrimit të parave.

Ky duket se është shkarkimi i rradhës në valën e spatrimit të administratës, nga njerëz të partive që sipas Ramës kishin marrë "tepsinë". Tashmë kryeministri e ka të gjithë këtë tepsi për vete.

/TPZ.AL/