TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Takim kokë më kokë për një çështje tepër të nxehtë.
Kryeministri Rama dhe Kryeprokurori Llalla janë takuar në selinë e Qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike, në lidhje verifikimin e thelluar të së kaluarës së deputetit Aqif Rakipi (Partia për Drejtësi dhe Integrim).
Partia Demokratike është e bindur se e kaluara e deputetit të Peqinit – mandati i tij i dytë në Kuvendin e Shqipërisë – ka njolla të errëta që bien në kundërshtim me ligjin e njohur “Për Dekriminalizimin”.
Sipas burimeve nga Kryeministria dhe Prokuroria e Përgjithshme, kryeprokurori Llalla e vuri në dijeni Kryeministrin se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë.
Numri një i hetimit në Shqipëri i shprehu garancitë e plota kryeqeveritarit se, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë. /d.f/TPZ.AL/