AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 12:44

Deklarata shpartalluese nga Lu, fakt i njohur për amerikano-shqiptarin

Deklarata shpartalluese nga Lu, fakt i njohur për amerikano-shqiptarin

Gjatë fjalës së ambasadorit Lu, për krimin e organizuar në Shqipëri, ishte vetëm dikush që përjashtohej nga kjo “surprizë” amerikane.

Gjon Juncaj, është amerikano-shqiptari që mund të sjellë më në fund ndëshkimin e korrupsionit politik që ka lulëzuar në 27 vitet e Shqipërisë postkomuniste.

Prokurori shqiptaro-amerikan, prej dy vitesh asiston sektorin Task-Forcë kundër korrupsionit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në intervistën ekskluzive për Klan Plus, Gjon Junçaj shprehet optimist për rezultatet e pritshme të reformës në drejtësi.

“Ne shpresojmë që reforma në drejtësi të implementohet me ndershmëri, sepse kjo është me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe do ta monitorojmë nga afër”.

Më 16 Shtator të këtij viti, Juncaj në ‘Tedex Tirana’ deklaroi për të pranishmit se ishte për të ardhur turp nga mungesa e ndershmërise në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Gjon Juncaj ka një eksperiencë 15-vjeçare në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, mbi hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda./Klan Plus