TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.18 në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mes një blloku pallatesh, në të njëjtin vend ku muaj më parë iu vendos tritol një ambienti që po përdorej nga LSI si zyrë elektorale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se ka një të plagosur nga të shtënat.