TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit bën të ditur se është arrestuar në Cërrik Enea Bektashi, i njohur si pjesëtar i bandës “Çela” në Elbasan.
Të dhënave e para të Policisë bëjnë të dituret se Bektashi është arrestuar në Cërrik nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat operacionale të Policisë së Shtetit.
Burimet e Policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se dyshohet që Enea Bektashi ishte në makinën e blinduar me Suel Çelën, mbrëmjen e 18 shtatorit kur u goditën me makinën e policisë në hyrje të tregut agroushqimor në Elbasan. Opozita ka akuzuar Suel Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin (dhëndrin e kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdinit) si drejtues të një bande shumë të fuqishme në Elbasan, ku bën pjesë edhe i arrestuari i sotëm, Enea Bektashi.
TPZ.AL