TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 40 nxënës janë helmuar në ambientet e një shkolle, në Njësinë Administrative Gjegjan, në Bashkinë Pukë.
Ngjarja ndodhi sot dhe sipas policisë, mësojmë se shkaku i ngjarjes është bërë dezinfektimi i klasave, dje në orën 14:00, nga Shërbimi i Shëndetit Publik me klor, në kuadër të dezinfektimit të shkollave.
Raportimi nga policia
Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimorë, kanë shfaqur probleme shëndetësore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore, në Qendrat Shëndetësore më të afërta.
Momentalisht bëhet me dije se janë 10 nxënës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shëndetësore në Rrëshen 3 fëmijë, ne Qendrën Shëndetësore në Pukë 3 fëmijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 fëmijë ku nuk paraqesin probleme për jetën.
Nga ana e policisë po kryen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
tpz.al