TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës njofton se një 20 vjeçar është plagosur me thikë nga i ati, në rrugën "Behlul Hatibi". Konflikti mes të dyva ka ndodhur për motive të dobëta. Bëhet me dije se 20 vjeçari është dërguar në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën "Behlul Hatibi", një shtetas është goditur me thikë nga i ati. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se : Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç. Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
TPZ.AL