AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 17:53

Falënderimi qesharak i Ramës për Lu-në

Falënderimi qesharak i Ramës për Lu-në

Kryeministri Edi Rama, në një takim konsultativ me qytetarët e Fierit, i ka kthyer përgjigje deklaratave të ambasadorit Lu lidhur me krimin e organizuar dhe klanet që operojnë në vendin tonë. Në fakt, më shumë se sa një përgjigje, deklarata e kryeministrit ishte një përpjekje për ta manipuluar apo deformuar fjalën e ambasadorit. Edi Rama e falenderoi Donald Lu-në që i'u bashkua kryeministrit në luftën ndaj krimit.

Rama u shpreh se do ta mbyllë sa më parë kapitullin e kanabisit, do të luftojë kriminalitetin dhe brenda pranverës do të kemi një situatë shumë të ndryshme të kriminalitetit në vend. Nxitimi i tij për të marrë gjithë këto zotime të mëdha, tregon se deklarata e Lu-së nuk është një mbështjetje e tij për Ramën në luftën ndaj krimit, siç pretendon kryeministri, por një deklaratë që synon t'i tregojë kryeministrit se puna e tij në luftën ndaj krimit është e dështuar ose më së paku e pa mjaftueshme.

Falenderimi i kryeministrit Rama për Donald Lu-në përtej të qenurit qesharak dhe i pabesueshëm edhe nga rilindasit më naivë,  është një përpjekje e Ramës dhe "spin doctors-ave" të tij për ta manipuluar dhe fshehur realitetin dhe situatën e nderë në rradhët e mazhorancës pas deklaratave të Lu-së.  / TPZ.AL /