AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 15:28

Franca, avionë specialë për të rikthyer shqiptarët

Klandestinët shqiptarë mesa duket nuk do ta kenë të lehtë, për të siguruar azil në Francë.

Sipas gazetës së madhe franceze, “Le Figaro”, ministria e Brendshme do të përdorë avionë specialë për t’i riatdhesuar ata.

“Të paktën tri fluturime jo të bëra publike, të mbushura me shqiptarë (nuk flitet për çarter) kanë kryer udhëtimin midis Francës dhe Tiranës gjatë kësaj vere.

"Ministri i Brendshëm, Zherar Kolomb, e ka rast dite  çështjen e emigrantëve ekonomikë, si ilustrim i vullnetit për të respektuar të drejtat e azilit në Francë, për të gjithë ata që nuk përmbushin kriteret e përfitimit”, shkruan “Le Figaro”. /d.f./TPZ.AL/