Partia Deokratike i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, për verifikimin e deputetit Aqif Rakipi, pasi sipas kësaj partie, zoti Rakipi rezulton me rekorde kriminale në shtetin italian.
Gazeta Panorama ka siguruar kërkesën drejtuar prokurorisë, ku ndër të tjera pretendohet nga Partia Demokratike se prokuroria "pavarësisht fakteve të njohura botërisht, nuk ka kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave" për deputetin Aqif Rakipi.
Ndërkohë, deputeti Rakipi i ka mohuar këto akuza, dhe është shprehur se Partia Demokratike nuk ka me çfarë të merret, prandaj merret me të.
“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe merret me mua. Të shofi pjesën e vet, si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua, kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej” u shpreh Rakipi.
Dokumenti i siguruar nga Panorama: