AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 19:07

“Rama 2”, qeveria e shtrëngimit të rripit. Pritet falimentim masiv biznesesh

“Rama 2”, qeveria e shtrëngimit të rripit. Pritet

“Rama 2” duket se do të jetë Qeveria  që do të detyrojë biznesin të “shtrëngojë rripin”, ndërsa kuleta modeste e shtetasit shqiptar do të zbrazet gjithmonë e më shumë.

Përkundër premtimeve pë një “qeveri me karakter social”, Qeveria njëngjyrëshe do detyrojë biznesin e vogël të paguajë 20 për qind tatim mbi vlerën e shtuar për çdo produkt që shet.

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Fieri se, duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria do të përfshijë në skemën e TVSH-së te gjitha bizneset, përfshirë atë të voglin, që tani duhet të paguajë 20 për qind taksë mbi xhiron që realizojnë.

Me skemën aktuale, bizneset me xhiro nën 5 milionë lekë në vit, janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Kjo është një rritje e fortë taksash, e cila do të prekë të gjitha bizneset e vogla dhe do të godasë fort atë familjar, që vitet e fundit ka njohur shumë falimentime.

Më parë, këtë taksë e paguanin vetëm bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë ne vit.