AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 00:35

Çmimi 'Nobel' në letërsi, ja rivalët e Kadaresë

Çmimi 'Nobel' në letërsi, ja rivalët e

Ankthi merr fund sot.

Akademia suedeze do të shpallë në mesditë fituesin e Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2017.

Gazeta franceze “L’Observateur” ka përpiluar dhe një listë me kandidatët e mundshëm, dhe në të përfshihet edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Por, sipas kritikëve dhe kompanive të basteve – vendosen edhe për Çmimin Nobel të tilla – në avantazh duket keniani Ngugi va Thiong, që lë pas japonezin Haruki Murakami dhe kanadezen, Margaret Atwood.

Por, në listë janë dhe franko-libanezi me origjinë siriane, Adonis, dy izraelitët: Amos Oz dhe David Grossman, si dhe italiani Klaudio Magris./d.f/TPZ.AL/