AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 13:51

KE fshikullon Ramën: Merret me Maqedoninë, por jo me drogën!

Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ne nje shkrim te publikuar ne faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’, teksa analizon situaten ne Ballkanin Perendimor dhe me idene se çfarë Evropa mund te beje per keto vende, ndalet edhe te Shqiperia.

Ja cfare shkruhet ne pjesen per vendin tone: ‘Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni.  Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje’

tekst

TPZ.AL