TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-lideri katalanas Carles Puigdemont dhe 4 ish-ministra të qeverisë rajonale janë liruar me kusht nga një gjykatë belge.
Në vendimin e gjykatës thuhet se politikanët nuk mund të largohen nga vendi pa leje dhe duhet gjithashtu të japin detaje mbi akomodimin.
Zyrtarët e lartë u ndaluan nga policia belge pas një raporti të lëshuar nga Bashkimi Evropian, bazuar në vendimin e gjykatës spanjolle.
Puigdement u transferua në Belgjikë pasi Madridi vendosi kontroll të plotë mbi Katalonjën duke shtypur vendimin për pavarësi.
Ai u shpreh se nuk do të rikthehet në Spanjë, nëse nuk i garantohet një gjykim i drejtë. 5 politikanët kërkohen nga Spanjë pasi akuzohen për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike.
Tashmë ata pritet të dalin para gjykatës belge, në një afat kohor prej 15 ditësh. Belgjika ka në dispozicion 60 ditë për t’i kthyer ata në Spanjë, por gjasat janë që ky transferim të kryhet edhe më herët. /TPZ.al/