TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debate me tone të ashpra deri në ofendime personale janë zhvilluar sot mes kreut të Komisionit Parlamentar për Integrim ne Kuvend, Genc Pollo, dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Gjatë seancës së sotme dëgjimore deputeti i PD Genc Pollo e ka quajtur një fjalor halabaku atë të përdorur nga Bushati, ndërsa në debat është përfshirë edhe deputeti i PS Sadri Abazi.
Debatet
Ditmir Bushati: Po, por ju jeni rasti më i keq i kultit të ndershmërisë. Më falni që po jua them.
Genc Pollo: Kjo është e papranueshme, zoti ministër! Ju silleni si halabak.
Sadri Abazi: Tërhiqe mbrapsht fjalën halabak ndaj ministrit. Se përndryshe halabaku je vetëm ti.
Pollo: Faleminderit zoti Abazi, por nuk kemi problem me pallatet dhe ndërtimet pa leje.