TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së Flamur Noka u shpreh i sigurt se së shpejti qeveria Rama do të rrëzohet, duke theksuar se PD ka mbështetje ndërkombëtare në aksionin antiqeveritar që pritet të nisë.
Gjatë prononcimit për mediat, Noka u shpreh: “E votuan dhe e besuan pasi u kërkoi timonin, timonieri për të drejtuar vendin. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kishin patentë për të drejtuar vendin, kishin patentë për të drejtuar trafikun. Është koha për ta rrëzuar. Gjushi është vetëm një ushtar i kësaj perandori me lidhje të ndryshme në krim. Qeveria do të përmbyset në mënyrë demokratike dhe me revolucion. Një gjë u them me siguri, kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Në këtë aksion kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar”. /TPZ.al/