AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 09:25

Vëllai i Edi Ramës emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Partizanit ?

Java e re e gjen Partizanin me ndryshime të rrënjësishme, jo vetëm në stafin teknik, por edhe në atë drejtues. Drejtori i “VIP Sport”, Fation Shehu, gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH ka bërë të ditur se ndryshimet në ambientet e klubit që kërkon kthesën pas një fillimi mjaft të dobët të sezonit, kanë të bëjnë përveç pankinës, edhe me strukturat më të larta.

“Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime.

Fation Shehu, Drejtor i “VIPSPORT.AL”
Nga informacionet që kam ,Partizani ka nisur një bashkpunim edhe më një ish sportist.
Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubi. Do të jetë Drejtor i Përgjithshëm. Ky emërim ka qenë një vendim i presidentit të klubit, Gaz Demi”, tregoi drejtori i “VIP Sport” gjatë emisionit të djeshëm

Vip Sport