TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita ka braktisur sërish Komisionin e Ligjeve për Buxhetin e vitit 2018, duke u larguar nga salla. Deputeti i PD Eduard Halimi ka deklaruar se nuk mund të diskutohet me një qeveri të krimit. Ai shtoi se policia nuk e raportoi ngjarjen e arrestimit të biznesmenit O.S, i cili u kap me mbi 800 mijë euro në makinë, si dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pak ditë më parë opozita braktisi Komisionin e Ekonomisë, duke paralajmëruar se një qëndrim i tillë do të vijojë deri në momentin që qeveria do të distancohet nga krimi. /TPZ.al/