AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 09:03

SHBA refuzon Vangjush Dakon

SHBA  refuzon Vangjush Dakon

Mësohet se Vangjush Dakos, kryebashkiakut socialist të Durrësit,  i është anulluar viza amerikane.

Një burim lartë diplomatik tha disa kohë më parë për Lapsi. al se një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është rrefuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë. Sipas informacioneve të Lapsi.al Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë, në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze.

Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS-së të cilin nuk e përmendi me emër. Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportuar se kreu i një qyteti te madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar.

Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i BIRN që nxori se firma e tij   ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.

Kjo është një masë që selia e rrugës së Elbasanit e ka marrë shpesh kohët e fundit, për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin.