TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mario Baloteli kthehet përsëri protagonist me skuadrën e Nicës, në të mirë dhe në të keqe. Sulmuesi italian i dha një sukses shumë rë rëndësishëm skuadrës së tij sot, por nuk arriti të mbyllte ndeshjen duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutat e fundit të saj.
Nicë gjendej në zonën e ftohtë të klasifikimit pas ndeshjes së sotme dhe duhej një fitore për të kthyer skuadrën në rrugën e duhur. Baloteli shënoi me një penallti në minutën e 40 të ndeshjes ndaj Dizhon golin e vetëm të këtij dueli, duke ngjitur Nicën në kuotën e 13 pikëve me suksesin 1-0.
Por në minutën e 89 të ndeshjes, Baloteli bëri një faull në sulm për të cilën gjyqtari i nxori kartonin e kuq duke e larguar nga fusha e lojës sulmuesin italian, i cili kësisoj do të mungojë edhe në takimin e radhës të skuadrës së tij, siç ka ndodhur shpesh në fakt në këtë vit të kaluar në Francë.
https://streamable.com/tfqol