TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Sigurisë ka votuar sot pro rishikimit të buxhetit për SHISH. Komisioni i Sigurisë nuk ka pranuar buxhetin e parashikuar nga Qeveria dhe ka kërkuar fonde shtesë për godina dhe shpenzime.
Qeveria kishte parashikuar 1.5 miliardë lekë për SHISH.
I pranishëm drejtori ekonomik, Ylvi Aga, i cili kërkoi që mbledhja të mbahej me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar. Ndërkohë që në mbledhje nuk mungoi debati dhe batutat pikante.
Debatet
Drejtori i SHISH, Ylvi Aga: Qeveria ka parashikuar qe nga kërkesa që në kemi bërë për këtë vit të japë me pak fonde
Ervin Salianji: Drejtor kam një pyetje për ju. A mund ta realizoni punën tuaj në kushte kur ua përgjysmojnë fondet? Ne kushtet ku jemi, mendoj se institucioni i SHISH, duhet të marre jo vetëm fondet e kërkuara por edhe shtesë në gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Ermonela Felaj: Z. Salianji kërko fjalën para se të ndërhysh. (Sterkaj kërkon të marrë fjalën por Felaj e ndalon)
Paulin Sterkaj: Mos na u sill si mësuese në komision se nuk je mësuesja jonë. Na je bërë si Baba Taku këtu. Edhe unë mendoj që për të ardhmen e fëmijëve tanë duhet të heqim nëse është e nevojshme edhe heqja e fondeve për ndonjë institucion tjetër, përballë të ardhmes së fëmijëve tanë. SHISH është një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare. /TPZ.al/