TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur ka tronditur sot opinion publik.
Bëhet fjalë për një 13-vjeçare nga qyteti i Sarandës, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 21-vjeçar, që ka përfunduar në prangat e policisë.
Policia bën me dije për media se: “Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë”.
Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.
Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur. Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal. /TPZ.al/