AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 10:08

Ja si u investuan paratë e Mbretëreshës së Anglisë në parajsat fiskale

Ja si u investuan paratë e Mbretëreshës së Anglisë

 

Miliona paund nga fondi personal i Mbretëreshës së Anglisë, janë investuar në parajsat fiskale në Karaibe. Ky zbulim erdhi pas rrjedhjes së disa dokumentave të cilat janë pagëzur me emrin "Paradise Papers".

Dokumentat tregojnë se rreth 10 milionë paund janë investuar në ishujt Caymen dhe Bermunda.

Mësohet se Mbretëresha ka patur investime edhe në kompaninë "Threshers" dhe "Bright House", të akuzuara se abuzojnë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, për të shitur produktet e tyre.

Këto fonde nuk janë publikuar më parë në të dhënat e Pallatit Mbretëror. Nuk ka asnjë të dhënë që këto investime të jenë të paligjshme, megjithatë ato ngrenë një pikëpyetje të madhe sa i përket përfshirjes së Mbretëreshës në këto skema që synojnë shmangien e taksave.

Këto zbulime pritet të shtojnë presionin mbi familjen mbretërore, për të rritur transparencën lidhur me vendet ku investojnë paratë e tyre.

Burimi: The Independent/ TPZ.AL