AKTUALITET, 8 November 2026, 18:04

Të miturat e denoncuan për ngacmim seksual, lihet i lirë mësuesi 35-vjeçar, gjykata i cakton “Detyrim paraqitjeje”

Të miturat e denoncuan për ngacmim seksual, lihet i lirë

Mësuesi Albano Ameti, i akuzuar për ngacmim në ambientet e shkollës, është lënë i lirë nga gjykata, e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në përfundim të hetimeve. Pas vendimit të gjykatës, familjarët kanë pritur me gëzim transferimin e tij.

Ameti do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim.

Mësuesi 35-vjeçar u ndalua më 6 nëntor, pasi 7 vajza të moshave 14–17 vjeçe denoncuan se ishin ngacmuar seksualisht prej tij në ambientet e shkollës.

Në dëshmitë e dhëna në polici, vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”.

Nxënëset kanë deklaruar se i kanë interpretuar këto komente si ngacmim seksual.

Nga ana tjetër, në materialin e bërë publik nuk përmenden komunikime private përmes telefonit, mesazhe apo takime individuale mes mësuesit dhe nxënëseve.

Pretendimet e bëra publike lidhen me fjalët që ai dyshohet se ka përdorur gjatë zhvillimit të orës së fizkulturës në prani të klasës.