TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më 15 nëntor pritet të jepet nga gjykata verdikti përfundimtar ku do të vendoset fati i të pandehurve të dosjes “Xibraka”, pjesë e të cilëve është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.
Mësohet se gjatë seancës së sotme avokati i tij ka kërkuar pafajësi për klientin. Në argumentin e dhënë prej tij thuhet se Ermali kishte lidhje shoqërore me Genc Xhixhën, dhe se ai i kishte kërkuar miqësisht ta shoqëronte te fabrika e drogës.
Ai thekson se Hoxha nuk ka pasur asnjë informacion mbi aktivitetin që kryhej në fabrikë. Avokati përmend ndër të tjera faktin se në Gjermani është pushuar çështja e Ermal Hoxhës. /TPZ.al/