AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 11:49

Rama nuk do të tolerojë as puset, ja çfarë do të ndodhë në 2018-n

Rama nuk do të tolerojë as puset, ja çfarë do të

Edhe puset e hapura nga qytetarët për furnizimin me ujë të pijshëm duket se nuk do të kalojnë pa u monitoruar nga “radarët” e qeverisë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot gjatë mbledhjes për reformën e ujit, formalizimin e të gjithë puseve dhe mbylljen e atyre që nuk plotësojnë kushte teknike.

“25 mijë puse janë në Republikën e Shqipërisë dhe jo të gjitha janë me leje. Brenda 2018-s çdo konsumator duhet të jetë i pajisur me leje për shfrytëzimin. Formalizimi i të gjitha puseve që plotësojnë kushtet teknike,  dhe mbyllje e puseve që nuk plotësojnë kushtet. I gjithë sistemi i puseve do të kontrollohet me matës”, tha Rama.

Ndërkohë duke u ndalur te lumenjtë, ai shtoi se “nga 15 nëntori të gjitha subjektet që do të identifikohen në shtetërit e lumenjve dhe liqeneve do të procedohen në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi dhe do t’u sekuestrohen mjetet”. /TPZ.al/