AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 09:28

Ishin kokat e bandës së kokainës, si ra policia italiane në gjurmët e dy shqiptarëve

Ishin kokat e bandës së kokainës, si ra policia italiane në

Dy shqiptarë të akuzuar për trafik kokaine janë arrestuar nga policia italiane.

Bëhet fjalë për dy koka bande të identifikuar si Nik Dauti ose “Besniku” 38 vjeç, dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç.

Ata ranë në prangat e policisë gjatë një operacioni në Portin e Xhenovas, ku u sekuestruan 75 kg kokainë. Ndërkaq, pjesë e bandës është edhe një italian 45-vjeçar, me emrin Massimo Rocca.

Dyshohet se ky i fundit ishte përgjegjës për zbarkimin e drogës në port, ndërsa rolin e koordinuesit e bënte një tjetër person me emrin Rao.

Rocca dhe Piano do të merreshin me transportin e kokainës, ndërkohë që e gjitha banda dirigjohej nga dy shqiptarët, kokat e grupit.

Përgjimet dhe ndjekjet çuan në zbulimin e gjithë bandës policia italiane. /TPZ.al/