TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
6 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, pasi ishin pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të emigrantëve, të cilët pajiseshin me pasaporta false.
Mediat greke raportojnë sot se operacioni është finalizuar falë bashkëpunimit me Europolin, duke bërë të mundur zbulimin e katër laboratorëve të falsifikimit të pasaportave.
Dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë. Hetimet zbuluan edhe mekanizmin e funksionimit te rrjetit, se paku prej tre vitesh.
Emigrantët pajiseshin me pasaporta të kombësive franceze, gjermane dhe spanjolle në këmbim të parave.
Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit dhe destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe.
Në pranga ka rënë edhe një grua, e cila shoqëronte trafikantët në rrugën drejt aeroportit.
Veçmas shqiptarëve, të arrestuar janë edhe shtetas të tjerë nga Egjipti, Siria, Iraku dhe vende të tjera. /TPZ.al/