AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 11:25

Gjiknuri pas 4 viteve në pushtet; Ujë ka por s'ka menaxhim

Gjiknuri pas 4 viteve në pushtet; Ujë ka por s'ka menaxhim

 

“Prodhojmë më shumë se 20% ujë sesa kemi nevojë të konsumojmë, por ujë nuk kemi” – kjo ishte deklarata e Ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri në aksionin e nisur nga qeveria për të ndalur abuzimin me ujin.

Edhe pse ka 4 vite ministër, Gjiknuri nuk i njeh asnjë përgjegjësi qeverisë qëndrore për mungesën e ujit të pijshëm në rubinetat e qytetarëve.

“Çdo abonent brenda vitit 2018 të jetë i pajisur me një kontratë dhe matës. Ky operacion ka si aktorë 61 bashkitë. Qeveria qëndrore do të jetë mbështetësja, nxitësja, dhe monitoruesja.  Operacioni do të ketë fazën e parë të vetreflektimit dhe ndërgjegjësimit që do të zgjasë deri në fillim të vitit. Objektivi i parë do të jetë respektimi i ligjit nga administrata e shtetit, nuk do të ketë asnjë tolerim. Objektivi i dytë do të jetë biznesi. Faza e dytë do të jetë ajo e shtrëngimit. Do të ketë procedime dhe prerje të lidhjeve të paligjshme kur është rasti”, ka shtuar më tej titullari i ministrisë që drejton sektorin e manaxhimit të ujit.

Më pas Gjiknuri bëri të ditur se masat e marra do të jenë penale duke paralajmëruar burg për të gjithë ata që nuk paguajnë faturën e ujit.

TPZ.AL