AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 11:37

Petrit Vasili: Koncesionet, lajm i zi për shqiptarët dhe i bardhë për oligarkët

Petrit Vasili: Koncesionet, lajm i zi për shqiptarët dhe i bardhë

Petrit Vasili foli sot nga selia e partisë LSI, në një komunikim lidhur me ekonominë dhe shqetësimin e fundit që ngriti FMN për koncesionet dhe borxhin e fshehur.

Vasili u shpreh se shqetësimi i koncesioneve e ka shoqëruar LSI-në për një kohë të gjatë, dhe këtë e dëshmon projektligji i propozuar nga kjo parti, për miratimin e koncesioneve nga parlamenti.

"Nisma jonë për koncesionet është bllokuar nga Partia Socialite në parlament. Transparenca që ne propozonim ishte në të kundërt të qëllimeve që koncesionet kanë."

Vasili u ndal edhe tek deklaratat e FMN-së duke thënë se ky institucion na konfirmon që koncesionet paraqesin një rrezik domethënës. "Projekti 1 milaiard euro është shumë shqetësues".

"Praktika me koncesionet, dhe mungesa e investimeve të huaja, do të thotë një ekonomi që shkon drejt regresit dhe krizës."

Vasili ftoi kuvendin të marrë në shqyrtim ligjin e koncesioneve, në mënyrë që të mos kemi "lajme të zeza për shqiptarët dhe të bardha për oligarkët."

Vasili tha se borxhi publik po shkon drejt rritjes, deri ne masën 7% dhe qeveria ka borxh 120 milionë euro ndaj bizneseve.

/ TPZ.AL /