TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sidnej dhe Melburni, dy qytetet më të mëdha në Australi, Brenda disa dekadash mund të “përvëlohen” nën temperaturat 50 gradë Celsius
Një verë me të tilla temperatura do të mundojë banorët australianë edhe nëse ngrohja globale arrin të frenohet në limitin e 2 gradëve mbi nivelet paraindustriale, siç parashikohet në marrëveshjen e Parisit për klimën.
Por, kufizimi i efektit serë do të kishte ndikim, sipas shkencëtarëve, që parashikojnë lëvizje të mëdha të termometrit edhe në pjesë të tjera të vendit.
“Viti 2015, një prej viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, pas një dekade do të konsiderohet si mesatar, s au takon temperaturave ”, - thekson kërkuesja Sophie Leëis, nga universitetit kombëtar australian.
Studimi i drejtuar nga ekipi i saj, i publikuar në revistën “Geophysical Research Letters”, mbështetet në të dhënat vëzhgimore dhe modelet klimatike për të parashikuar temperaturat në së ardhmen.
Byroja Kombëtare e Meteorologjisë ka regjistruar shifra rekord prej 45.8 gradësh në Sidnej, për vitet 2013 dhe në 2009; në Melburn njerëzit nuk mund të merrnin frymë nga vapa, kur zhiva e termometrit shënoi 46.4 gradë Celsius. Vera e fundit në Australi theu 205 rekorde, ndërsa dimri ishte gjithashtu, më i ngrohti, i dokumentuar ndonjëherë.
TPZ.AL