AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 11:12

Pako e dyshuar si tritol në dyqan, rrethohet zona pranë tregut elektrik

Pako e dyshuar si tritol në dyqan, rrethohet zona pranë tregut

Policia e Tiranës njofton se ka rrethuar zonën pranë tregut elektrik sepse një shtetase ka denoncuar se në dyqanin e saj, është vendosur një pako e dyshuar si eksploziv.

Njotimi i policisë:

Më datë 04.10.2017, rreth orës 10:37, jemi njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugën "Petro Nini", pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë , ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën "Petro Nini", i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv. Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.

 

TPZ.AL