AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 10:46

Tension në kuvend, shpërthen Lulzim Basha: Ju ka kapur Elbasani dhe Rruga e Elbasanit!

Tension në kuvend, shpërthen Lulzim Basha: Ju ka kapur Elbasani dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë fjalën në parlament, pas mosmarrëveshjeve proceduriale mes PS-së dhe opozitës. Basha tha se opozitës po i mbyllet goja, dhe mazhoranca nuk pranon të zhvillojë një diskutim të dakordësuar më parë lidhur me zgjdhjet dhe reformën zgjedhore.

Basha u shpreh se mazhoranca është e frikësuar sepse "e ka kapur edhe Elbasani, por edhe Rruga e Elbasanit", duke ju referuar ngjarjeve kriminale në qytetin e Elbasanit por edhe qëndrimit të ambasadorit Lu pë krimin në vend.

Basha i'u drejtuar Gramoz Ruçit, duke i thënë se po pengon debatin, dhe kërkon t'i mbyllë gojën opozitës.

Më pas deputetët e PD-së uzurpuan foltoren, dhe seanca u ndërpre. / TPZ.AL /