AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 10:37

Ballkani është lënë në harresë - editorial i "The Guardian"

Ballkani është lënë në harresë - editorial i

* Qëndrim editorial i "The Guardian" / Përgatiti: TPZ.AL 

Puna e Bashkimit Europian për zgjerimin mbetet mjaft e mangët: krahinat juglindore të bllokut janë lënë kryesisht në harresë. Pothuajse 20 vjet pas përfundimit të luftërave Ballkanike, në hartë ekziston një vrimë e hapur, e kufizuar nga vende anëtarë, duke përfshirë Kroacinë, Rumaninë dhe Greqinë. Në vitin 2015, kriza e refugjatëve tregoi se sa shpejt mund të rikthehej nacionalizmi në rajon. Ndërsa qindra mijëra njerëz udhëtuan drejt veriut, vullnetarët ndihmuan për të siguruar ushqim dhe veshje për refugjatët. Por tensionet u ndezën mes qeverive dhe trupa ushtarake u vendosën madje në disa kufij. Dy vjet më vonë, rruga e Ballkanit është kryesisht e mbyllur, por problemet e rajonit janë ende të gjalla.

Çështja se si të stabilizohet Ballkani, të përqafojë demokracinë dhe të afrohet me institucionet e BE-së, mbetet një sfidë e madhe, duke patur parasysh vëmendjen e pamjaftueshme që merr ky rajon. Aktivistët e shoqërisë civile në Ballkan janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për papunësinë, korrupsionin dhe ikjen e trurit, pasi të rinjtë, njerëzit e arsimuar, largohen për të punuar në vende të tjera të Europës. Ata thonë se është thelbësore që të rinisë perspektiva e anëtarësimit në BE për Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, për të inkurajuar reforma shumë të nevojshme. Ata kanë të drejtë. Ballkani ka rëndësi për Evropën jo vetëm për shkak të çështjes së migracionit, por edhe për rrugët e energjisë, sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Pak është bërë për të adresuar problemet themelore të këtij.

Lajm i mirë është se informacioni për këtë rajon, është në rritje. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha së fundmi se nëse BE dëshiron të sigurojë më shumë stabilitet në lagjen e vet, "atëherë ajo duhet të mbajë një perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2018, Britania e Madhe do të mbajë një takim të veçantë në Ballkanin Perëndimor - një iniciativë e paraqitur nga qeveria si dëshmi se "Britania po largohet nga BE, por jo nga Evropa". Dhe kur presidenti francez, Emmanuel Macron, paraqiti planet e tij për të ardhmen e Europës, ai tha se "BE do të duhet të zgjerohet në vendet e Ballkanit" sapo të përmbushin kushtet, sepse kjo do të ndihmojë në konsolidimin e "paqes dhe stabilitetit në kontinentin tonë ". Në rrezik, shtoi ai, është nevoja për të parandaluar vendet e Ballkanit që t’i "kthejnë shpinën Evropës dhe të shkojnë drejt Rusisë apo Turqisë, ose drejt pushtetit autoritar".

Çështja e Ballkanit është po aq e lidhur me konkurrencën më të gjerë ndërkombëtare, sa është në lidhje me vlerat. BE ballafaqohet me konkurrencë të fortë nga fuqitë e jashtme që kërkojnë të sigurojnë aleatë nga dyert e unionit, dhe të përfitojnë nga dobësitë e rajonit. Rusia luan me lidhjet ortodokse dhe sllave, dhe Turqia kërkon të promovojë një vizion "neo-otoman". Por aktorët më të largët, duke përfshirë Kinën dhe Arabinë Saudite, janë gjithnjë e më aktive. Një aktivist i shoqërisë civile në Beograd e përshkruan këtë si "një lojë të pabesueshme gjeopolitike që do të ishte e paimagjinueshme në vitin 1989", kur blloku komunist filloi të shembej.

Ndërsa BE-ja flet për ringjalljen e projektit të saj 60-vjeçar, ajo duhet të ndërtojë një arkitekturë të qëndrueshme rajonale për Ballkanin. Vitet e shtyrjes së perspektivave të anëtarësimit po skadojnë. Studimet tregojnë se mbështetja publike për BE-në ka rënë mes qytetarëve të rajonit.Kjo shërben vetëm për të përshpejtuar populizmin dhe polarizimin e shoqërisë, nga të cilat regjimet korruptive përfitojnë dhe për pasojë ekonomia vuan. Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, varet nga çfarë Europa mund të ofrojë. Më shumë fonde të BE-së duhet të drejtohen drejt rajonit.

Churchill dikur tha se "Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojnë". Nëse mbeten të pazgjidhura, qeverisja e keqe dhe grindjet e vjetra mund të dëmtojnë të gjithë. Pasojat do të ndjeheshin përtej rajonit. Mësimi nga historia është se pjesa tjetër e Evropës ka një interes kryesor për të siguruar që Ballkani të mos kthehet në derë të pasme të zjarrtë që përvëlon nga tensionet, por të ndihmohet për t’u modernizuar dhe një ditë të bëhet pjesë e klubit.

* Qëndrim editorial i "The Guardian" / Përgatiti: TPZ.AL