TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bien në prangat e policisë një 36-vjeçar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit: Shkëlqim Elezi, 36 vjeç, banues në Tapizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros / Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve", parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/TPZ.al/