Një sherr i ndodhur disa ditë më parë degjeneroi me armë gjatë mbrëmjes së sotme në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë.
Për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa pasi u dërguan në spital ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur mbetën shtetasit Avni Biberi 46 vjeç, Bujarin Mrisha 39-vjeç, Erjon Leka 31-vjeç dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.
Autori i plagosjes është Arben Seferi, pronari i bar ‘Arlindi’, ku ndodhi përplasja.
Policia ka shpallur në kërkim autorin.
Nga të dhënat e para mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka dhënë një deklaratë për mediat nga vendi ku ndodhi plagosja me armë në Laprakë.
"Zanafilla e konfliktit ka nisur një ditë më parë. Sot janë parë në rrugë dhe kanë qëlluar me armë. Janë dy persona në kërkim për plagosjen", tha Veliu.
Shkak për ngjarjen ka qenë një sherr i momentit mes personave të plagosur dhe autorit të ngjarjes. Ende nuk dihet nëse palët e përfshira në konflikt janë persona me precedent penalë por policia vijon punën në këtë drejtim. Paralelisht do merren në pyetje edhe të plagosurit për të dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.