TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklaratat kryesore në intervistën e dhënë për Tpz.al
Hoxha: Ngjarjet në Elbasan, që nga koha e komisar Kosenit
Hoxha: Në Elbasan bëhet luftë për trafikun e heroinës
Hoxha: Dhëndrri i Sejdinit, Sokol Sanxhaktari rival me fisin e Çapjave
Hoxha: Fisi i Çapjave ka mbështetur Partinë Demokratike
Hoxha: Të gjithë politikanët kanë fjetur tek hoteli i Çapjave
Hoxha: Incidenti në Elbasan, deri tani është arrestuar vetëm roja i tregut
Hoxha: Sokol Sanxhaktari (dhëndrri i Sejdinit) ka shkarkuar shefa policie
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një intervistë ekskluzive për Tpz.al, flet për incidentin e 18 shtatorit në Elbasan, që sipas tij e ka zanafillën që në vitet 1999. Hoxha shprehet, se Elbasani është kontrollohet nga dy grupe kriminale, të cilat kanë eleminuar njëra-tjetrën, por që ende ka luftë për uzurpimin e qytetit.
"Historia e vërtetë, po bëhet një luftë, sepse është luftë, nuk është thjesht një betejë, një betejë ka orar fillimi dhe mbarimi, aty ka një luftë e cila po zgjat prej kohësh, lufta bëhet për territor, për të marrë nën kontroll qytetin. Qyteti ka qenë nën kontroll të një grupi tjetër kriminal, dhe është marrë nën kontroll nga grupi i ri, i cili është në aksion dhe është duke u përplasur edhe me policinë. Fatkeqësia e kësaj lufte që po ndodh në Elbasan është fakti se asnjëherë, agjencitë e zbatimit të ligjit, të paktën nga vitet ’99 e mbrapa, nuk ka qenë në gjendje që ti frenojnë këto grupe kriminale, dhe të minimizojnë viktimat, lëre më tej pastaj që të gjejnë autorët. Mes viktimave, mes të vrarëve aty ka dhe punonjës policie, ish shefi i qarkullimit Fadil Mema është vrarë. Është shoqëruesi i drejtorisë së policisë Koseni, dhe ai është vrarë në atentat. Kemi punonjëse policie e cila është plagosur vitin e kaluar te dera e Komisariatit dhe te dera e drejtorisë së Policisë Elbasan." - thekson Hoxha për Tpz.al.
Por politika si i ka përdorur këto grupe kriminale? Artan Hoxha deklaron se edhe Partia Demokratike (e cila flet çdo ditë kundër krimit), mbështet një nga grupet kriminale, atë të Çapjave. Sipas gazetarit investigativ, të gjithë politikanët përfshirë ministra dhe kryeministra, kanë qëndruar në hotelin e fisit Çapja/
"Gjëja që e bën të veçantë Elbasanin, është fakti që çuditërisht, grupet kriminale që marrin nën kontroll qytetin, ndryshojnë sa herë që ndryshojnë interesat politike në Shqipëri. Pra, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike 8 vjet, kontrolli i qytetit të Elbasanit ka qenë kryesisht nga fisi Çapja dhe rrjeti shoqëror i tyre. Ka qenë një grup i fuqishëm, të cilët tashmë kanë biznese ilegale, kanë disa lloje biznesesh, por mes tyre është një kompleks i shërbimit social ku përfshihen restorante, hoteleri... dhe është kompleksi ku kanë qëndruar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë. Ku qëndrojnë të gjithë politikanët kur shkojnë në Elbasan, ku qëndrojnë të gjithë personalitetet kombëtare që vijnë dhe luajnë në Shqipëri, sepse prej 4 vitesh Elbasani është bërë njëkohësisht dhe shtëpia e kombëtares. Ka qëndruar që nga Kristiano Ronaldo dhe merri me radhë të gjithë. "- shton më tej gazetari Hoxha në intervistën e dhënë për Tpz.al
Por cili është grupi tjetër rival me Çapjat? Sipas gazetarit Hoxha, nuk është fisi Çela, i përfolur mediatikisht, por është një grup i strukturuar kriminal që nuk ka përbërje fisnore. Hoxha thekson se në këtë grup janë politikanë të parlamentit aktual, drejtues policie, biznesmen si dhe dhëndrri i Qazim Sejdinit.
"Nuk është thjesht Çela, Çela është një nga pjesëtaret e rëndësishëm të grupit, i cili është përplasësh me policinë, grupi tjetër, grupi rival i Çapajve, në ndryshim nga Çapjet, nuk ka si bazë të formimit të tij, nuk ka farefisin. Nuk ka lidhjet gjinore, lidhjet e gjakut. Siç e kanë tradicionalisht grupet shqiptare. Është një grup i cili ka më tepër lidhjet shoqërore. Pra nuk kanë lidhje gjaku, por kanë lidhje shoqërore. Politikanë, deputet drejtues të lartë policie, ministra, i kanë përdorur, kryetar partish mazhorancës, ku kanë qenë në pushtet, se ka qenë dhe PD-ja. I kanë përdorur. Unë jo më kot thash, që kur ndryshon drejtimi politik i vendit, ndryshon dhe grupi që merret nën kontroll linjën e trafikut, dhe qytetin e Elbasanit. " - deklaron Hoxha.
Duke folur për incidentin e fundit të 18 shtatorit, Hoxha lëshoi akuza edhe ndaj sistemit të drejtësisë, që sipas tij deri më sot ka arrestuar vetëm një roje të tregut ushqimor.
"Pra, nëse policia të ndalon në postbllok, qëndron, shkon në paraburgim dhe e zgjidh me prokurorin dhe gjykatën pa bërë zhurmë. Kjo ka ndodhur edhe në Elbasan herë të tjera. Por këtë radhë nuk ndodhi. Pra polica ka shoqëruar persona, ata janë ndaluar, mjafton t’ju kujtoj se për ngjarjen e 18 shtatorit, videoja që tronditi opinionin në Shqipëri, pamë policinë. Çfarë bëri? Sa mundësi kishte që të hynte, frikën që pati për të hyrë, frikën, ajo ishte frikë, ajo demonstronte frikë, përveç tjerave mungesë profesionalizmi, sepse ti je në kushtet e flagrancës dhe nuk vepron dhe nga ana tjetër, pamë se si u soll grupi kriminal, i cili goditi policinë, e mori zvarrë makinën nr. 2 të policisë së qytetit Elbasan. Nga data 18 shtator dhe deri sot, personi që është arrestuar, është roja i tregut agro-ushqimor, Valmir Dedja, 44 vjeç, njeriu më korrekt që ka bërë atë ditë detyrën, nuk e ka bërë as policia, as të tjerë. I vetmi njeri nga pamjet në video, që bën detyrën, është roja i kompleksit." - thekson Hoxha në intervistën e dhënë për Tpz.al
Por kush e drejton grupin tjetër rival të Çapjave? Artan Hoxha shprehet se këtë e drejton dhëndrri i Qazim Sejdinit, i skeduar disa herë nga Policia e Shtetit.
"Pra ky grupi tjetër, rivali i Çapjeve, sipas informacioneve të policisë, drejtohet ose bashkëdrejtohet nga Sule Çela, i cili me sa di unë ka dhe një emër tjetër. Është një person i skeduar, i njohur për autoritetet e drejtësisë shqiptare, i dënuar për vepër penale me pasojë vdekjen, po për vrasje, dhe po ashtu personi tjetër i cili akuzohet që është bashkëdrejtues i grupit. Është shtetasi Sokol Sanxhaktari . Unë nuk jam marrë shumë me përkatësinë, nga vjen, kush është, çfarë bën sepse ai është në moshë madhore dhe i merr vetë të gjitha vendimet, ka një të kaluar, i cili ai në fakt është përplasur disa herë me drejtuesit e lartë të policisë të Elbasanit. "- tha gazetari Hoxha.
Sipas tij, dhëndrri i Sejdinit ka pushtet absolut në Elbasan, pasi ai ka arritur edhe të shkarkojë apo transferojë shefa policie nga ky qytet.
"Mbas përplasjeve, ka ndodhur që ky shtetas ka qenë i lirë, por ndërkohë nëndrejtorët e policisë dhe shefat e krimeve që janë konfliktuar me të, janë transferuar nga Elbasani, pra ka fituar ai, nuk kanë fituar ata. Por deri në këto momente, ky shtetas, dhe shtetasi tjetër që përmenda pak më parë, edhe pse policia thotë që e ka shpallur në kërkim, unë nuk e di që ta kenë identifikuar që ka qenë ai personi me makinë, sepse nuk ka prova. Policia dhe prokuroria kur kanë shkuar në biznesin e tregut agroushqimor të Elbasanit, e kanë gjetur serverin e fshirë. Pra nuk kanë patur filmime. Filmimi që u publikua në media, është filmim i kryer me celularë, mbi sereverin. Mbas si është filmuar, është fshirë serveri. Nuk ekziston. Parë në këto kushte, të dy këto shtetas, pavarësisht se ça flet politika në parlament, opozita, mazhoranca, media, janë shtetas që prozhmohen të pafajshëm, sepse në ngarkim të tyre, nuk ka asnjë vendim gjykate. Dhe kjo është pafuqia tjetër, e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, i cili është i kapitulluar, në këtë luftë që po ndodh në Elbasan. Dhe siç thash që ka interes primarë të vetin, trafikun e heroinës, dhe kontrollin e qytetit , duke përfshirë pushtetin vendorë, policinë, prokurorinë, gjykatat, tenderët që jepen aty, bizneset që jepen aty, janë shumë biznese që janë biznese publike, të cilat janë dhënë me koncesion, të cilat janë nën kontrollin e këtyre personave. Në dijeninë time, Sanxhaktari herë ka qenë subjekt i hetimeve të prokurorisë dhe policisë, herë ka qenë në mbrojtje nga ata. Sepse kam patur informacion që ai rrezikonte të goditej fizikisht nga pjesëtaret e tjerë rival. " - përfundon intervistën për Tpz.al Artan Hoxha. /TPZ.AL/Intervistoi: Nertil Agalliu
https://youtu.be/BJTVxRUrLsI