TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me një gjuhë aspak politike kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka kërcënuar nga foltorja e Kuvendit qeverinë dhe mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama. Me nënkuptime dhe pa përmendur emra konkret Vasili hodhi dorashkën duke thënë se shërbimet partnere të Shqipërisë pritet të nxjerin material që implikojnë në afera korruptive anëtarët e qeverisë Rama 2. Kjo deklaratë sjell disa pikëpyetje të rëndësishme të cilave zoti Vasili mbase do u përgjigjet në ditët që vijnë. Kush janë këto shërbime partnere? Për cilët emra qeveritarësh bëhet fjalë? Kush ja dha informacionin zotit Vasili? Mos vallë shërbimet e huaja partnere bashkpunojnë ngushtë me zotin Vasilis a ta vënë në dijeni për punën e tyre në muajt e ardhshëm?!
Një analizë semiotike e tekstit të kryedeputetit të LSI-së të lë të kuptosh se ai po shantazhon, ose po u bën presion disa individëve në qeveri. Nuk do ishte më normale nëse zoti Vasili i ka këto informacione ti bënte publike duke ju drejtuar me emra konkret si përshembull, ministrave Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, apo dhe vetë kryeministrit Rama?!
“Vënde mike, shërbime partnere, të cilët në muajt që vijnë do bëjnë që këtu të kenë lajme e ngjarje që do na duken shumë të vogla diskutimet e sotme. Do ketë edhe ngjarje që vijnë për llogari emrash të rëndësishëm, nga off-shore të largët, ku qofshin këto llogari të pisëta gjithëfarësh, të prodhuara me rrugë të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo, lidhur me mekanizma firmash fqinje apo jo, etj, që do kenë përgjigje të rëndësishme, të cilave s’do kemi ne vend t’i bëjmë as diskutime e demagogji, as politikën elektorale, por do jetë domein i drejtësisë për t’i ndjekur,” u shpreh Vasili nga foltorja e Kuvendit.
Sidoqë ta ketë pasur le të shpresojmë që ai di vërtet diçka dhe në muajt që vijnë të kemi arrestime burgosje dhe spastrime të politikanëve të lidhur me afera korruptive.
TPZ.AL