AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 22:31

Bushati: Ç'janë këto kulla që po mbijnë në Tiranë dhe i ndan si qofte Erion Veliaj?

Bushati: Ç'janë këto kulla që po mbijnë në

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, foli për humbjen e Partisë Demokratike dhe përse kjo parti ishte e destinuar të humbiste në çdo rast.

Bushati tha se, PD-ja kishte shumë gabime, ndër to, dalja nga çadra, marrëveshja me Ramën, etj. Megjithatë, edhe sikur opozita të mos kishte gabuar, ajo ishte e destinuar të humbiste, kjo sepse ishte futur në një proces të blerë nga pushteti.

“Zgjedhjet u blenë nga pushteti me para dhe financime okulte, dhe opozita nuk kishte asnjë shans të fitonte, edhe po të kishte qenë opozita më e mirë e mundshme. “

Bushati tha, se pushteti i Edi Ramës i bleu zgjedhejet nëpërmjet drogës, kocesioneve dhe kullave. “C’janë këto kulla që po na mbijnë në Tiranë, dhe i shpërndan Erion Veliaj si qofte?” Sipas Bushatit, Rama ndau kullat për pronarët e mediave, dhe kështu bleu heshtjen e tyre për korrupsionin dhe absurdin në një vend ku kryeministri vishet me çitjane dhe kërkon timonin.   / TPZ.AL /

Emisioni i plotë: